image Humb një e moshuar në Prishtinë, një i ri tregon se ku mund ta gjejnë familjarët

Sociale

Humb një e moshuar në Prishtinë, një i ri tregon se ku mund ta gjejnë familjarët

news image

Një zonjë e moshuar ka humbur në Prishtinë sot. Ajo është gjetur nga një i ri, i cili thotë se i ishte afruar për t’i ofruar ndihmë të moshuarës.

Enhar Kabashi ka thënë se zonjën e moshuar e ka takuar te rruga që lidh Pallatin e Drejtësisë dhe Burgun e Prishtinës dhe se e njëjta tani gjendet në stacionin e policisë numër 4.

“Këtë zonjë sot e pash ndërmjet rrugës që e lidh Pallatin e Drejtësisë dhe Burgun të Prishtinës. Niherë mendova mos është t’u shku diku edhe i thash që unë e qoj deri ku kish me shku, mirëpo e pashë që kish humb. E kom lajmëru në polici edhe ata e kanë marrë, përkatësisht është te stacioni i policisë nr. 4 afër hotel Victory. Kështu, që kushdo që e ka familjar, ose, e njeh aty e gjeni”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/