image Humb ndjenjat në autostradë, kur këndellet nuk e gjen kuletën me mijëra euro në të

Siguri

Humb ndjenjat në autostradë, kur këndellet nuk e gjen kuletën me mijëra euro në të

news image

Numri i rasteve të vjedhjeve sa vjen e shtohet, mirëpo janë “impresionuese” mënyrat se si po kryhen ato, shkruan Gazeta Sinjali.

Njohim rastet e vjedhjeve të paramenduara, të planifikuara, mirëpo rasti i cili i ndodhi një personi në fshatin Trudë, përderisa kishte ndaluar në autostradë nuk mund të thuhet se haset aq shpesh.

Gazeta Sinjali mëson se një person përderisa ishte me kamionin e tij, kishte ndaluar në autostradë dhe pasi që ka dalë jashtë kamionit ishte alivanosur. Por, në këtë rast për viktimën nuk ishte alarmante gjendja e tij shëndetësore, por fakti se kur u këndell, e vërejti se i mungon portofoli.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ai në portofol kishte 3200 euro.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, mirëpo sipas tyre nuk kishte shenja të dhunës. Rasti është ende duke u hetuar.  

/Gazeta Sinjali/