image Humb kontrollin mbi automjetin, vdes një 33-vjeçar

Rajon

Rajon/ Humb kontrollin mbi automjetin, vdes një 33-vjeçar

news image

Një 33-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur pasditën e sotme në aksin rrugor Klos-Dars.

Sipas policisë “shtetasi B.K, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën pasagjeri Q.V, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Xibër.”

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici, ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.