Një rast i vdekjes së dyshimtë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Gjyryshevc të komunës së Kamenicës, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bënë të ditur policia, një person përderisa ishte duke prerë dru në pyll është lënduar.
Si pasojë e lëndimeve që ka marrë, viktima është dërguar në QKUK ku më pas ka vdekur, njofton policia.
Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme rreth orës 13:50, në fshatin Gjyryshevc të Kamenicës.
Rasti në polici po hetohet si “Vdekje e dyshimtë”. /GazetaSinjali/