image Humb jetën një person në plazhin e Golemit

Shqipëri

Humb jetën një person në plazhin e Golemit

news image

Gjatë ditës së sotme një person ka humbur jetën në plazhin e Golemit, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar policia, duke bërë të ditur se viktima është Xh.K., 67 vjeç, i cili humbi jetën duke u larë në det.

Gjithashtu, policia konfirmon se rasti ka ndodhur gjatë pasdites, përkatësisht rreth orës 14:45.

Ndërkaq, njoftohet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit./Gazeta Sinjali/