image Tragjike/ Një 22-vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në Gjilan

Siguri

Tragjike/ Një 22-vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në Gjilan

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Stanishor të Gjilanit, ku si pasojë ka humbur jetën një vajzë 22 vjeçare.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se “deri te vet aksidenti ka ardhur kur vetura , me tabela 06 ka qenë duke lëvizur në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor, i njëjti ka qenë ne veturë me katër anëtar të familjes, bashkëshorten dhe tre fëmijë, dhe dyshohet për shkak kushteve atmosferike i njëjti ka humb kontrollin mbi automjetin dhe rrokulliset duke rënë jashtë rrugës, me ç ‘rast ka humbur jetën viktima F.K.SH, rreth 22 vjeçare”.

Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet relevante, në vendin e ngjarjes mjeko ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Të lënduarit tjerë janë dërguar për ndihmë në spitalin rajonal në Gjilan. /GazetaSinjali/