image Humb jetën në vendin e punës 62-vjeçari nga Kaçaniku, ra pa vetëdije mbi ngarkesën e rimorkios

Siguri

Humb jetën në vendin e punës 62-vjeçari nga Kaçaniku, ra pa vetëdije mbi ngarkesën e rimorkios

news image

Një 62 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht sot në vendin e tij të punës, në fshatin Doganaj të Kaçanikut, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima ishte dërguar nga disa punëtorë të një fabrike pa shenja jete në ordinancën e fshatit Kaçanik i Vjetër.

Sipas hetimeve të para dyshohet se viktima derisa ishte mbi rimorkion me ngarkesë të një kamioni, për një moment kishte rënë pa vetëdije mbi të.

Zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha për Sinjalin se patrulla policore së bashku me njësinë e hetimeve të stacionit të Kaçanikut e më pas krimteknikët dhe hetuesit rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar edhe me mjekun e ordinancës, i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës M. D ( M/K) i moshës 62 vjeçar.

“Me datën 19.06.2023 rreth ores 11:22 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informatë se në një ordinancë në Fshatin Kaçanik i Vjetër është pranuar një pacient pa shenja jete, i cili ishte dërguar nga disa puntorë të një fabrike nga fshati Doganaj të Kaçanikut. Patrulla policore së bashku me njësinë e hetimeve të stacionit të Kaçanikut e më pas krimteknikët dhe hetuesit rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar edhe me mjekun e ordinancës ,i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës M. D ( M/K) i moshës 62 vjeçar . Nga hetimet e para dyshohet se viktima derisa ishte mbi rimorkion me ngarkesë të një kamioni, për një moment kishte rënë pa vetedije mbi ngarkesë. Nga hetimet që janë zhvilluar nga hetuesit rajonal nuk ka dilema që mund ti ketë shkaktuar lëndime ndonjë person tjetër”, tregoi ai.

Në lidhje me këtë rast është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, rasti është inicuar ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e paisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

Ndërsa, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

/GazetaSinjali/