image Hulumtimi i CEDEM-it jep rezultate befasuese, UDSh, subjekti më i fuqishëm shqiptar në Mal të Zi

Rajon

Hulumtimi i CEDEM-it jep rezultate befasuese, UDSh, subjekti më i fuqishëm shqiptar në Mal të Zi

news image

Në bazë të hulumtimit të Qendrës për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (CEDEM) në Malin e Zi, Unioni Demokratik i Shqiptarëve është subjekti më i fuqishëm shqiptar në Mal të Zi.

Hulumtimi tregon 1.7 për qind të qytetarëve do të votonin Unionin Demokratik të Shqiptarëve, Alternativa Shqiptare do të merrte 1.3 për qind të votave, ndërsa Forca 0.8 për qind të votave. Partitë tjera shqiptare nuk figurojnë në këto rezultate.

Pas kësaj ka reaguar edhe UDSh-ja, ku theksojnë se duke u bazuar në hulumtimin e Qendrës për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut CEDEM, Unioni Demokratik i Shqiptarëve është subjekti më i fuqishëm shqiptar në Mal të Zi.

“Kjo përkrahje, e cila u dëshmua edhe në zgjedhjet e fundit lokale, tregon që qytetarët vlerësojnë politikat stabile dhe të drejta të UDSH-së, të bazuara në vlerat e sinqerta kombëtare dhe kursin e padyshimtë pro-europian”, thuhet në njoftimin e UDSh-së.

Ndërsa sipas hulumtimit të Qendrës për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (CEDEM), Partia Demokratike të Socialistëve (DPS), nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin javën e ardhshme, do të përkrahnin 27.7 për qind e qytetarëve kurse Lëvizja Evropë tani 15.2 për qind.

Sipas hulumtimit të CEDEM-it, 14,2 për qind e qytetarëve do të mbështesin Frontin Demokratik (DF), 13,1 për qind Demokratët, 4,9 për qind Lëvizjen Qytetare URA, ndërsa 4,1 për qind e qytetarëve malazezë do të votonin për Partinë Boshnjake (BS).

Ky hulumtim i cili u realizu nga 2 deri më 17 dhjetor, në një kampion prej 1019 të anketuarish, tregon se Partia Socialdemokrate (SDP) do të merrte mbështetjen e 3.3 për qind dhe Partia Popullore Socialiste 3.2 për qind e qytetarëve.

/GazetaSinjali/