image UDSh-ja i kërkon shqiptarëve në Malin e Zi ta vendosin flamurin kombëtar për 28 Nëntor

Rajon

UDSh-ja i kërkon shqiptarëve në Malin e Zi ta vendosin flamurin kombëtar për 28 Nëntor

news image

Subjekti kombëtar shqiptar në Malin e Zi Unioni Demokratik i Shqiptarëve i ka kërkuar shqiptarëve atje që të vendosin në shtëpitë e tyre flamurin kombëtarë për 28 nëntor

“Pak ditë na ndajnë nga festa e Flamurit. Në bazë të ligjit për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare në Mal të Zi, çdo shqiptarë gëzon të drejtën e vendosjes së flamurit tonë kombëtar në çdo vend ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët”, thuhet në njoftimin e UDSh-së.

Unioni Demokratik i Shqiptarëve me këtë rast fton të gjithë anëtarët, simpatizuesit dhe qytetarët ku gravitojnë shqiptarët që të vendosin në shtëpitë e tyre Flamurin tonë kombëtarë në shenjë respekti për këtë festë të shenjtë kombëtare, thuhet në njoftim.

“Poashtu ftojmë edhe udhëheqësit e komunës së Ulqinit të cilët nuk e panë të udhës që të stolisin qytetin me rastin e festës së Flamurit, të ndërgjegjësohen dhe të na kthejnë frymën kombëtare në qytet”, thuhet në njoftimin e UDSh-së.

/GazetaSinjali/