image Nimanbegu takon Escobarin: Miqtë tonë historikë kanë rëndësi të veçantë

Rajon

Nimanbegu takon Escobarin: Miqtë tonë historikë kanë rëndësi të veçantë

news image

Kryetari i Forcës së Re Demokratike në Malin e Zi Genci Nimanbegu, ka takuar mbrëmë të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, ku kanë diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit politike në Mal të Zi dhe rajon.

“Miqtë tonë historikë kanë rëndësi të veçantë dhe aleanca me ata duhet respektuar dhe avancuar. Në punën time këtë të vërtetë e kam respektuar dhe theksuar me konsideratë të lartë”, ka thënë Nimanbegu.

Kryetari i Forcës së Re Demokratike ka theksuar se Mali i Zi dhe tërë Ballkani Perëndimor duhen të mbesin në rrugën e kursit strategjikë Evro-atlantik.

“Politikanët në Malin e Zi duhen t’i dëshmojnë me vepra se janë partner të besueshëm. Ashtu siç ne e bëjmë me vite”, tha Nimanbegu.

/GazetaSinjali/