image Hoxhaj: VV nëse është e interesuar që t’i japë fund kësaj Qeverie duhet të na bëjë ftesë serioze

Politikë

Hoxhaj: VV nëse është e interesuar që t’i japë fund kësaj Qeverie duhet të na bëjë ftesë serioze

news image

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje e ka ngritur mocionin për mosbesim dhe ajo duhet të jetë serioze, ku më pas t’i bëjë ftesë subjektit të tij politik, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoxhaj këto komente i dha gjatë një konference për media, gjersa ishte për një vizitë te SBASHK-u.

“Vetëvendosja nëse është e interesuar që t’i japë fund kësaj Qeverie, duhet të na bëjë ftesë serioze. VV-ja e ka nisur mocionin, le të bëjnë ftesë dhe takohemi. Po ta kishte nisur PDK-ja mocionin do ta kishte ftuar Vetëvendosjen, qëndrimi ynë është i kristaltë”, tha Hoxhaj.

Ai po ashtu, theksoi se PDK-ja është e gatshme për t’u marrë vesh me kreun e LDK-së, Isa Mustafën.

“Mendoj se me zotin Hoti, nuk kem nevojë fare për takim. Vetëm me zotin Mustafa për ne është partner. Ne jemi opozitë ata janë Qeveri. Qasja jonë është e qartë, ne duam që vendi të mos mbetet pa kreun shtetëror, që Kosova të ketë president dhe jemi të gatshëm të japim votat tona, por presidenti duhet të zgjedhet nga Partia Demokratike e Kosovës. Kjo nuk nënkupton raport të ri me Qeverinë, por vetëm sjellje shtetërore”, përfundoi ai.

/Gazeta Sinjali/