image Hoxhaj: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë lënduar raportet Kosovë-Shqipëri

Politikë

Hoxhaj: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë lënduar raportet Kosovë-Shqipëri

news image

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka thënë se u.d e Presidentit, Vjosa Osmani dhe kreu i VV-së, Albin Kurti kanë lënduar raportet Kosovë-Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.

“Mendoj që znj.Osmani në pozitën e Ushtrueses së Detyrës së Presidentit, më së paku ka reflektuar rezon shtetëror në vizitën e saj në Tiranë. Më shumë ka qenë si kryetare partiake, që ajo ka vizion ta krijojë, sesa si U.D e Presidentit”.

“Sjellja e saj, qëndrimet e saj në Tiranë, kanë qenë të papërgjegjshme.  Më shumë i ka lënduar raportet Kosovë-Shqipëri, sikurse ka bërë edhe ish-kryeministri Kurti”, tha Hoxhaj.

Ai ka shtuar se pozita e kryeministrit dhe presidentit, nuk flet në emër të partisë politike, por në emër të qytetarëve. 

“Kjo frymë e përqarjes politike që e kultivojnë të dytë (Vjosa Osmani dhe Albin Kurti), të cilën e kanë bartë në skenën politike shqiptar”, ka thënë Hoxhaj.

“Osmani është në përpjekje të bëjë parti politike. Por, kur je U.D. e presidentit i një vendi që është partner srategjik, je një komb, dhe vjen me një agjendë sikurse të ishe nga një vend që me vendin paraprak ka probleme, është e papërgjegjshme”, u shpreh ai në News24.

Gjithashtu, ai tha se nuk mendon se qytetarët e Shqipërisë i kanë marrë seriozisht deklarimet dhe qëndrimet e Vjosa Osmanit.

/Gazeta Sinjali/