image Hoxhaj: Vendimin për çështjen e presidentit po e pres nga Këshilli Drejtues i PDK-së

Politikë

Hoxhaj: Vendimin për çështjen e presidentit po e pres nga Këshilli Drejtues i PDK-së

news image

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur rreth mbledhjes së Këshillit Drejtues të kësaj partie, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoxhaj tha se në këtë takim është analizuar rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Temë tjetër që është diskutuar në këtë takim është edhe çështja e votimit të Vjosa Osmanit për presidente, për të cilën, Hoxhaj tha se pret vendimin e këtij këshilli.

Sipas Hoxhajt, në dokumentet dhe rregulloret e PDK-së ky këshill vendos për koalicione parazgjedhore dhe paszgjedhore.

“Në dokumentet tona, në rregulloret tona si parti politike është pikërisht Këshilli Drejtues që merr vendime për koalicione parazgjedhore e paszgjedhore. Ky nuk është koalicion parazgjedhor, por është situatë konkrete e ajo çka kam bërë prej 5 nëntorit që e kam marr këtë detyrë është që vendimmarrjen e kam sjell në kryesi e në organet e partisë. Por deri më tani nuk kemi asgjë konkrete”, tha ai./Gazeta Sinjali/