image Hoxhaj: Propozimet për deputetë vijnë nga anëtarësia

Politikë

Hoxhaj: Propozimet për deputetë vijnë nga anëtarësia

news image

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka njoftuar për një iniciativë të re brenda partisë së tij para zgjedhjeve të reja parlamentare data e të cilave pritet të caktohet pas aktgjykimit të plotë të Kushtetueses, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se tani për ofertën e tyre politike do t’i drejtohen bazës së partisë, degëve dhe nëndegëve e deri tek anëtarët e thjeshtë për të vendosur për kandidaturat e PDK-së në listën për deputetë dhe ofertën programore.

Postimi i plotë:

Mikpritje e madhe dhe entuziazëm sonte në Shtime, në takim me Degën dhe strukturat tona, ku e zyrtarizuam edhe një iniciativë për avancimin e demokracisë dhe shpërndarjen e vendimmarrjes.

Si partia që gjithmonë u kemi prirë proceseve, pas listave të pastra të kandidatëve pa aktakuza, tani për ofertën tonë politike do t’i drejtohemi bazës së partisë, degëve dhe nëndegëve e deri tek anëtarët e thjeshtë për të vendosur për kandidaturat e PDK-së në listën për deputetë edhe për ofertën programore. Kështu, vendimmarrja do të vije nga poshtë lartë dhe zëri i çdo anëtari do të dëgjohet.

Edhe ky vendim i yni do t’i shërbejë fuqizimit të mëtutjeshëm të partisë dhe Kosovës do t’i jep qeverisjen që meriton.

/Gazeta Sinjali/