image Hoxhaj përsëri fton Kurtin në debat: Dil matu

Politikë

Hoxhaj përsëri fton Kurtin në debat: Dil matu

news image

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, sot në Gjilan ka thënë se kreu i VV-së, Albin Kurti nuk ka guxim të përballet me të në një debat për programin që do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ne e kemi programin më të mirë, ne e kemi lidershipin më të mirë, ne e kemi ekipin më të mirë për t’i fituar këto zgjedhje dhe Albin Kurti i ik debatit, i ik debatit me PDK-në. Fjala e tij ‘dil matu’ ka qenë e njohur dhe unë saktë i them Albinit në Gjilan dil matu në debat, po ai nuk po guxon të bëjë një gjë të tillë, po i ik debatit“, tha Hoxhaj.

Ai tha se vetëm ngjarja e djeshme në raport me KQZ-në tregon që Vetëvendosja dëshiron të jetë mbi shtetin.

“Vetëm dje çka ka ndodhur, mënyra se si e ka sulmuar një institucion të pavarur, KQZ-në, kur nuk i ka ra mirë, kur i ka ra shumë mirë kur e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese me e rrëzua Avdullah Hotin me rregulla të njëjta, me procedura të njëjta dhe kur nuk i bjen mirë, kur Gjykata Kushtetuese me vendimin e njëjtë po merr masa në raport më të dhe kjo tregon realisht ai dëshiron të qëndrojë mbi shtetin”.

Hoxhaj u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje dëshiron të jetë më e madhe sesa shteti.

“Në këto zgjedhje nuk është në pyetje vetëm kush do të qeverisë, është në pyetje a do të mbesim edhe më tutje demokraci apo do të shndërrohemi në diçka tjetër”, shtoi ai.

/Gazeta Sinjali/