Për vdekjen e nënës së ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllime edhe deputeti nga e njëjta parti, Enver Hoxhaj.
Ai ka thënë se është e dhimbshme vdekja e saj pa e pasur afër të birin, Kadri Veseli.
Në një postim në Facebook ai ka shkruar se “Me dhimbje e pikëllim mora lajmin për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së Kadri Veselit. Është e dhimbshme vdekja e saj pa pasur të birin afër, i cili po vazhdon të mbahet padrejtësisht në Hagë. Ngushëllimet më të thella familjes Veseli, të afërmve dhe miqve!”.
Në moshën 93-vjeçare, ka ndërruar sot jetë nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli. Ajo do të varroset sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës./GazetaSinjali/