image Hoxhaj: PDK-ja s’i nënshtrohet vullnetit të askujt kur bëhet fjalë për krijimin e institucioneve

Politikë

Hoxhaj: PDK-ja s’i nënshtrohet vullnetit të askujt kur bëhet fjalë për krijimin e institucioneve

news image

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike, ka folur para mediave pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai edhe njëherë ka theksuar se s’do të jetë pjesë e zgjedhjes së Qeverisë së re.

PDK-ja është parti e cila respekton qytetarët e Kosovës para por edhe pas zgjedhjeve. Pe shihni që sot nuk ka gaz, as shtyrje e as dhunë. Ne kemi qenë gjatë parti fituese qeverisëse, e kemi respektuar opozitën, ashtu siç do të jemi opozitë që respekton shumicën parlamentare. Nuk lëmë ndonjë fije të dyshimit. Por çdokush duhet ta kuptojë se PDK-ja nuk i nënshtrohet vullnetit të askujt kur është fjala për krijimin e institucioneve të reja, as s’pranojmë të na shesin sapunin për djathë”, u shpreh Hoxhaj.

Ai tha se presin nga Kurti dhe VV-ja që të vazhdojë punën pas konstituimit të Kuvendit, me formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit.

Nuk pranojnë që dikush interesat personale të na shes për interes të shtetit”, u shpreh ai. /Gazeta Sinjali/