Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj është shprehur se nëse kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti i thërret në takim për t’u ulur në tryezë dhe për të diskutuar zgjedhjen e presidentit, PDK-ja nuk do të shkojë në atë takim, shkruan Gazeta Sinjali.
Hoxhaj tha se zgjedhja e Presidentit është temë e Kuvendit të Kosovës dhe jo e Qeverisë.
“Avdullah Hotit nuk besoj që PDK-ja do t’i shkojë në takim. Zgjedhja e presidentit është temë e partive politike në vend. Nuk është temë e Qeverisë, është temë e Kuvendit të Kosovës”, theksoi Hoxhaj në Klan Kosova.