Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia e tij ka vendosur që ta votojë buxhetin për vitin 2021, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Hoxhajt, ky subjekt politik do ta votojë buxhetin që të mos cenohet siguria kombëtare dhe qytetarët të mos mbesin pa paga.
“Nëse nuk votohet buxheti cenohet siguria kombëtare. Njerëzit mbesin pa rroga. Cenohet rendi publik. PDK do ta votojë buxhetin që njerëzit të mos mbesin pa paga”, tha Hoxhaj në T7, përcjell Gazeta Sinjali./Gazeta Sinjali/