image Hoxhaj: Nuk kemi vullnet e as dëshirë të jemi pjesë e Qeverisë Hoti

Politikë

Hoxhaj: Nuk kemi vullnet e as dëshirë të jemi pjesë e Qeverisë Hoti

news image

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se nëse dikush dëshiron t’i ketë votat e kësaj partie për postin e presidentit, atëherë paraprakisht duhet të llogarisin që kandidati për këtë post duhet të jetë i propozuar nga PDK, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoxhaj është shprehur se PDK nuk ka vota për kandidatët nga koalicioni qeverisës, teksa ka hedhur poshtë edhe një herë mundësinë e hyrjes së kësaj partie në Qeverinë Hoti.

“Nuk kemi vullnet e as dëshirë të jemi pjesë e qeverisë, por as ofertë nga LDK”, ka thënë Hoxhaj në RTK. /Gazeta Sinjali/