image Hoxhaj: Largimi i Thaçit dhe Veselit nga politika e ka goditur PDK-në

Politikë

Hoxhaj: Largimi i Thaçit dhe Veselit nga politika e ka goditur PDK-në

news image

Kryetari në detyrë dhe i nominuari për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se ky subjekt është goditur me largimin e Thaçit dhe Veselit nga skena politike, shkruan Gazeta Sinjali.

Sidoqoftë, Hoxhaj thotë se kjo goditje është përkthyer në forcë e vullnet.

“PDK është goditur, Thaçi e Veseli kanë udhëhequr në luftë e në paqe. Në javët e para mund të them që kemi pasur goxha një situatë të vështirë dhe komplekse. Por, çka kam vërejtur këto javë pa Veselin, realisht kjo goditje është përkthyer në forcë dhe vullnet”, tha Hoxhaj në T7, përcjell Gazeta Sinjali./Gazeta Sinjali/