Kryetari në detyrë dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka folur për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Hoxhajt, në kohën sa ishte kryeministër, Kurti ka ikur nga përgjegjësitë dhe nuk ka qenë në koordinim me ministrat e kabinetit të tij.
“Kurti iku nga përgjegjësitë. Ai së pari nuk kishte koordinim me ministrat e tij. Nuk kishte koordinim me ministrin e brendshëm në kohën kur u desh më së shumti. Pastaj, ai iku nga përgjegjësitë shtetërore. Populli e di se ai nuk pati guxim të drejtojë vendin në kohën më të vështirë”, ka thënë Hoxhaj në T7, përcjell Gazeta Sinjali.
Po ashtu, ai foli edhe për Avdullah Hotin, i cili, sipas tij, edhe pse ka pritur që të ketë performancë në ekonomi, ai ka dështuar.
“Kam pritur nga Hoti të shkëlqejë në ekonomi. Kemi parë se pikërisht aty ka dështuar. Në 2019 mund të jenë të pabindur në një gjë të tillë, por e kanë parë se pa neve ky vend mund të shndërrohet në një lloj protektorati. Pa keqkuptim, në vitin 2020 nuk kemi pasur vetëdije shtetërore. Duhet një grup i politikanëve që e dinë çfarë donë nga shteti i tyre”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/