image Hoxhaj: Haradinaj duhet të na kthejë borxhin për vota, PDK e bëri atë kryeministër në vitin 2017

Politikë

Hoxhaj: Haradinaj duhet të na kthejë borxhin për vota, PDK e bëri atë kryeministër në vitin 2017

news image

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur edhe për deklaratën e Haradinajt për huazim të votave, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoxhaj tha se Haradinaj duhet të ia kthejë borxhin për vota, pasi sipas tij, PDK e ka bërë atë kryeministër në vitin 2017.

“Haradinaj ka të drejt legjitime ta shpallë kandidaturën për president. Por nëse flitet për vota hua, Haradinaj duhet të na kthejë borxhin neve pasi PDK e ka bërë kryeministër në vitin 2017. Pos që na ka borxh neve i ka borxhe edhe LDK-së pasi edhe ata e kanë bërë kryeministër në vitin 2004”, u shpreh ai.

Tutje, Hoxhaj u shpreh se deklarimi i ish-kryeministrit Haradinaj për president nga PDK është parë si i ngutshëm.

“Ajo deklaratë pak ditë pas aktakuzave ka lënduar çdo anëtarë të PDK-së, pasi vendi ishte në një situatë të pa precedentë”, tha Hoxhaj në TV Dukagjini. /Gazeta Sinjali/