Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka miratuar sot Rekomandimet e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere në lidhje me shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), shkruan Gazeta Sinjali.
Në mbledhjen e sotme të këtij komisioni është kërkuar që të iniciohet shkarkimi i Bordit të RTK-së, për shkak të, siç u tha, paaftësisë profesionale.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar lideri i pozitës, Enver Hoxhaj.
Hoxhaj këtë vendim të Komisionit për Media e ka quajtur autoritar dhe synim për të kontrolluar mediat dhe opinionin publik.
“Edhe pse e dalë nga një proces zgjedhor demokratik dhe shembull për rajonin, puna e parë që bëri Albin Kurti ishte nxitja e shkarkimit të kryetares së KQZ-së, Valdete Daka. Sot, ai shkarkoi edhe bordin e RTK-së, duke i dhënë edhe një goditje tjetër medias dhe fjalës së lirë në vend”, shkroi ndër të tjera ai.
“Atë që e kemi paralajmëruar si PDK edhe po ndodhë, dy gjëra do ta karakterizojnë këtë Qeveri: Mashtrimet politike në mungesë të një programi të mirëfilltë qeverisës dhe autoritarizmi, si e vetmja metodë të cilën ata e njohin”, përfundoi ai./Gazeta Sinjali/