image Hoxhaj: 5 nëntori ishte ora më e keqe në historinë e Kosovës, u shemb ajo që u ndërtua nga viti 2008

Politikë

Hoxhaj: 5 nëntori ishte ora më e keqe në historinë e Kosovës, u shemb ajo që u ndërtua nga viti 2008

news image

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, është shprehur i shqetësuar për situatën në veri duke thënë se ndodhet në kolaps. Ai ka thënë se 5 nëntori (koha kur serbët lëshuan institucionet e Kosovës për çështjen e targave), është ora më e keqe në historinë e Kosovës.

Në fjalën e tij para deputetëve, nënkryetari i Kuvendit tha se “situata në veri te vendit është në pikën më të ulët të politikës në Kosovë në 20 vitet e fundit dhe sigurisë dhe fillimi më i vështirë që ka pas Kosova në 20 vitet e fundit…Nuk është vetëm vakum, është humnerë politike, ku komunat e kosovës janë pa kryetarë, ku stacionet e policisë janë pa policë, ku gjykatat janë pa gjykatës”, tha Hoxhaj.

“Data e 5 nëntorit është ora më e keqe e historisë moderne të Kosovës, çka kemi ndërtuar nga viti 2008 është shemb me 5 nëntor”, tha ai.

Hoxhaj tha se është më me rëndësi situata në veri sesa kryeministri Kurti të tregojë “ numrin e fjalëve të komunikatës së Borrellit”.

“Së pari ka pas një pritje që kryeministri nuk e fillon fjalimin e tij nga 23-24 nëntori dhe na tregon çka shkruan në komuniatën e BE-së, por na tregon çka ka ndodhur në veri”, u shpreh Hoxhaj.

“Situata në veri është në vrimë të zezë…Aktualisht nuk ka institucione shtetërore e as proces politik për t’i krijuar ato”, u shpreh ai.

/GazetaSinjali/