Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se e ka ditur që do të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në radhët e këtij subjekti politik, shkruan Gazeta Sinjali.
Hoxhaj u shpreh se PDK-ja ka gjithmonë shumë kandidatë për president, kryeministër dhe poste tjera.
“PDK ka gjithmonë shumë kandidatë për president, kryeministër dhe poste tjera. Gjatë zgjedhjeve të kaluara është ditur paraprakisht. Këto zgjedhje e kam ditur se do të jem kandidat për kryeministër kur u zgjodha ushtrues detyre i kryetarit”, theksoi ai.
Ai shtoi se kanë arritur të bëjnë ndryshimin duke pasur pozitën e kryeministrit.
“Kemi arritur të bëjmë ndryshimin duke pasur pozitën e kryeministrit”, tha ai në T7.