Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, foli para mediave derisa po hynte në sallën ku do të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të kësaj partie, shkruan Gazeta Sinjali.
I pyetur nga gazetarët se cili është qëndrimi i partisë që ia udhëheq sa i përket votimit të Vjosa Osmanit për presidente, Hoxhaj tha se një gjë e tillë nuk ka marrë përkrahje në takimin e djeshëm të kryesisë, por pritet që të diskutohet edhe sot në mbledhjen e Këshillit Drejtues.
“Ne dallojmë prej subjekteve tjera politike. Unë nuk i marr vendimet as në këtë konferencë e as në studiot televizive por në organet e PDK-së. Dje në mbledhjen e Kryesisë nuk ka pasur vullnet për një gjë të tillë ta shohim sot me Këshillin Drejtues”, ka thënë ai.
Hoxhaj refuzoi të fliste për disponimin e kësaj partie sa i përket kësaj çështjeje, duke thënë se ai nuk është person që bën analiza e flet për disponime./Gazeta Sinjali/