image Hoxha i PDK-së reagon menjëherë pas shkarkimit të drejtorit të doganës dhe atij të ATK-së

Politikë

Hoxha i PDK-së reagon menjëherë pas shkarkimit të drejtorit të doganës dhe atij të ATK-së

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka reaguar menjëherë pasi kryeministri i vendit, Avdullah Hoti shkarkoi drejtorin e policisë, të doganës dhe atë të ATK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha është shprehur se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po mund të përmbahet nga veprimet komuniste.

Tutje, Hoxha e ka quajtur Qeverinë Hoti të dështuar, duke shtuar se nuk e meriton që ta udhëheqë vendin dhe se duhet të shkarkohet.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

LDK nuk po mundë të përmbahet nga veprimet komuniste, shkarkimi i Drejtorit të policisë po shihet që mund të jetë kryekëput i lidhur me arrestimin e nënkryetarit të kësaj partie Haki Rugova, nuk e dijë nëse shkarkimi i tij mund te jetë mesazh edhe për prokuroret dhe gjyqtarët që do të merren me këtë çështje.

Shkarkimi i drejtorit të doganave dhe të ATK-së është veprim politik i këtij Kryeministri të dështuar i cili po tenton që ta politizoj çdo institucion publik në Kosovë

Kjo Qeveri e dështuar e cila me veprime të tilla dëshiron t’i mbuloj skandalet e veta nuk meriton ta udhëheq vendin, si e tillë duhet sa më shpejt të shkarkohet. /Gazeta Sinjali/