image Hoxha, Graincës: Ktheje mandatin e vjedhur të deputetes

Politikë

Hoxha, Graincës: Ktheje mandatin e vjedhur të deputetes

news image

Deputetja e Partisë Demokratike, Eliza Hoxha, i ka kërkuar deputetes Adelina Grainca kthimin e mandatit të deputetes, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sot dua të flas me Adelinën, për Adelinën”, është shprehur Hoxha në fjalimin e saj.

Ajo ka thënë se nuk është e vërtetë që PDK-ja nuk i ka dhënë hapësirë.

Të thuash nuk ke hapësirë kur hapësira t’u është dhënë kur t’u dha besimi për të qenë deputete, kjo nuk qëndron. Edhe tani je në Kuvend, sepse kjo është hapësira që t’u është dhënë. Pse nuk e shfrytëzon, atë e di ti. Nuk kujtoj që dikush në PDK ka kritikuar znj.Grainca. kemi diskutuar për mungesën e hapësirës së saj që ka deklaruar ajo. Ju keni kërkuar të keni hapësirë, hapësirën e ke pasur këtu. Kërkojmë ta ktheni mandatin e vjedhur të dhënë nga PDK”, tha Hoxha.

Ajo ka folur edhe për grafitet në shtëpinë e deputetes Grainca.

“Askush nuk ka shkruar nëpër mure të shtëpisë së saj, kjo zakonisht është bërë nga partia ku ajo është. Ju keni shkuar aq larg sa keni dhunuar edhe ambasadoren amerikane”, tha tutje Hoxha. /Gazeta Sinjali/