image “How To Be Lonely”, kënga e re e Rita Orës

Bota e Yjeve

Showbiz/ “How To Be Lonely”, kënga e re e Rita Orës

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora e ka gati projektin e ri muzikor.

Kënga titullohet “How To Be Lonely” dhe do të publikohet e shoqëruar me videoklip më 13 mars, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Rita përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mbi 16 milionë klikime.

“Jam shumë e entuziazmuar që ta ndaj më ju How To Be Lonely. Kënga do të publikohet në mesnatën e 13 marsit. Ju e keni ditur tash e sa kohë dhe keni qëndruar të qetë!”, ka shkruar ndër të tjera artistja shqiptare në Instagram.

https://www.instagram.com/p/B9gnmrRjxZC/

Rita nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këngës dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për publikun./Gazeta Sinjali/