image Hovenierin e presin me çaj "rusi" në Xhami të Madhe për Vitin e Ri Islamik - Sinjali

Hovenierin e presin me çaj “rusi” në Xhami të Madhe për Vitin e Ri Islamik

news image

Në Xhami të Madhe në Prishtinë, është pritur ambasadori amerikan, Jeff Hovenier për shënimin e Vitit të Ri Islamik.

Nikoqir i këtij takimi ishte myftiu Naim Tërnava, i cili e priti ambasadorin amerikan me atë që njihet si “çaj rusi”, shkruan Gazeta Sinjali.

Ata diskutuan rreth mënyrave se si çdo qytetarë të mund të adhurojë i lirë, pa diskriminim.

Respekti për trashëgiminë e ndryshme fetare dhe kulturore është një ideal i dashur në çdo demokraci moderne multietnike. Sot, isha i nderuar të shënoja Vitin e Ri Islamik me Myftiun Ternava në Xhaminë e Madhe dhe të diskutoja mënyrat për të siguruar që çdo kosovar të mund të adhurojë pa diskriminim”, ka shkruar ambasadori Hovenier.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin