image Hovenier: Qeveria të ndërmarrë veprime për lëvizjen e lirë të mallrave, do të këshilloj që kjo mos të ndikojë te masat ndëshkuese

Politikë

Hovenier: Qeveria të ndërmarrë veprime për lëvizjen e lirë të mallrave, do të këshilloj që kjo mos të ndikojë te masat ndëshkuese

news image

Pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, Qeveria në Prishtinë më 14 qershor vendosi ndalesë ndaj importit të mallrave serbe.

Hovenier përsëriti qëndrimin se Uashingtoni mbështet nisma që lehtësojnë lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve.

“Pasi Kosova dhe Serbia aspirojnë integrimin evropian, të dyja shtetet duhet të ndërmarrin veprime për të promovuar më shumë lëvizjen e mallrave përmes kufijve të tyre dhe jo të ndërrim hapa që pengojnë lëvizjen”, tha ai.

Hovenier tha se SHBA-ja e trajton si çështje serioze ndalesën, e cila se duket që po pret edhe importet me ilaçe dhe furnizimeve të tjera shëndetësore nga Serbia në Kosovë. Ai shtoi se “si e kuptojmë ne se ilaçet dhe funirzimet e tjera shëndetësore janë importuar nga Serbia në Kosovë sikurse para 14 qershorit”.

I pyetur për një deklaratë të ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, se Prishtina do të anulonte vendimin për mallrat nëse Bashkimi Evropian do të hiqte masat ndëshkuese ndaj Kosovës, Hovenier tha:

“SHBA-ja vazhdon ta inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të ndërmarrë veprime që promovojë lëvizjen e lirë të mallrave, pa referencë nëse BE-ja ndërmerr hapa ose jo. Unë do të këshilloj që të mos lidhen veprimet e Qeverisë së Kosovës për këtë çështje me pritjet se çfarë BE-ja çfarë do të bëjë ose jo me ato që i cilëson si masa të përkohshme dhe të kthyeshme”.

/GazetaSinjali/