image Hovenier në Bllacë: 23 vjet më parë shumë kosovarë u kthyen në shtëpi, NATO solli stabilitet - Sinjali

Hovenier në Bllacë: 23 vjet më parë shumë kosovarë u kthyen në shtëpi, NATO solli stabilitet

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier po merr pjesë në në manifestimin qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit.

Ky manifestim, organizohet me rastin e shënimit të 23-vjetorit të Ditës së Paqes.

Hovenier ka shkruar se është i nderuar me festimin e kësaj dite, ndërsa kujtoi se 23 vjet më parë NATO-ja solli stabilitet dhe prosperitet për Kosovën.

I nderuar për të festuar sot Ditën e Paqes në kufirin e Maqedonisë së Veriut/Kosovës, përkrah zyrtarëve të Kosovës dhe anëtarëve të komunitetit diplomatik. 23 vjet më parë këtu, shumë kosovarë u kthyen në shtëpi. NATO-ja solli stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe rajonin”, ka shkruar ambasadori amerikan, Hovenier.

23 vjet më parë, Kosova u çlirua nga pushtuesi serb, falë sakrificës së popullit dhe ndihmës së aleatëve.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin