image Hovenier: Mitrovica është një nga manifestimet më të mira të së ardhmes së Kosovës

Politikë

Hovenier: Mitrovica është një nga manifestimet më të mira të së ardhmes së Kosovës

news image

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për vizitën e djeshme në Mitrovicë të Veriut, duke thënë që është udhëtimi i tij i parë komunal jashtë Prishtinës.

“Udhëtim produktiv dje në Mitrovicë, udhëtimi im i parë komunal jashtë Prishtinës, ku u takova me kryetarët e komunave, mediat dhe aktivistë. Ndërsa shumë fokusohen në rolin e saj të kaluar, unë besoj se Mitrovica është një nga manifestimet më të mira të së ardhmes së Kosovës”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Hovenier një ditë më parë e ka vizituar Mitrovicën e Veriut.

/GazetaSinjali/