Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hoveiner, e ka vlerësuar punën e Qeverisë së Kosovës për arritjen e marrëveshjes për targat.
Ai ka thënë se pala kosovare ishte tejet ndihmuese.
“Ne e shohim si një sukses shumë të madh dhe një hap shumë të madh përpara. Dua ta pranoj se Qeveria e Kosovë dje u angazhuara në një mënyrë që ishte konstruktive dhe të dobishme dhe na ndihmoi të arrijmë aty ku tërë komuniteti ndërkombëtar donte ta shihte fundin e kësaj”, është deklaruar Hovenier.
“Kjo është pikëpamja ime fillestare për atë që ka ndodhur dje – një hap shumë i rëndësishëm përpara për të dyja shtetet”, tha ai për Klanin.