image Hovenier betohet si ambasador i ShBA-së në Kosovë

Politikë

Hovenier betohet si ambasador i ShBA-së në Kosovë

news image

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se Jeffrey Hovenier është betuar të martën si ambasador i ri në Kosovë, para Nënsekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Twitter, Ambasada ka publikuar edhe disa fotografi nga ceremonia e betimit.

Të martën, Jeffrey Hovenier është betuar para Nënsekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland, si Ambasador i ri i Sheteve të Bashkuara në Kosovë. Po presim arritjen e tij”, thuhet në postimin e ambasadës.

Ndryshe, Jeffrey Hovenier është konfirmuar nga Senati, si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në nëntor të këtij viti.

Lajmi ishte bërë i ditur në faqen zyrtare të Senatit amerikan.

Jeffrey M. Hovenier nga Uashingtoni, Anëtar Karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, Kategoria e Ministrit-Konsulentit, do të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotfuqishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.

Votimi i nominimit është vendosur në Kalendarin Ekzekutiv të Senatit më 19 tetor 2021. Nominimi është pranuar nga Presidenti më 13 korrik2021″, thuhet në njoftimin e Senatit.

/GazetaSinjali/