image Hoti: Zero afera korruptive në këto 100 ditë

Politikë

Hoti: Zero afera korruptive në këto 100 ditë

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në “Facebook” ka listuar ndryshimet që janë bërë në vend këto 100 ditë.

Ndër ndryshimet e arritura, Hoti liston rikthimin e miqësisë me partnerët strategjikë, procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë e po ashtu edhe luftimin kundër krimit dhe korrupsionit.

“Pavarësisht rrethanave të shkaktuara nga pandemia, për 100 ditë qeverisje ne kemi sjellë ndryshim.

Kemi rikthyer miqësitë me partnerët strategjik,

Kemi hequr Kosovën nga lista e vendeve të rrezikshme nga COVID19,

Kemi kthyer normalitetin dhe sigurinë në jetën e qytetarëve,

Jemi bërë shembull në rajon e më gjerë se si menaxhohet pandemia,

Kemi bërë veprime konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit,

Po ecim përpara në procesin e dialogut,

Zero afera korruptive” përfundon njoftimi i Hotit./Gazeta Sinjali/