image Hoti: Vetëvendosja nuk ka vizion të qartë

Politikë

Hoti: Vetëvendosja nuk ka vizion të qartë

news image

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike, Avdullah Hoti, sot nga Mitrovica i çoi një mesazh Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky shtet që e gëzojmë sot nuk është bërë për 1 ditë, por nëse nuk punohet, edhe prishet për një ditë, nëse preken themelet. Me këto procese të prishjes së shtetit jemi marrë vitin e kaluar dhe menjëherë kemi ndërmarrë veprime. Çdo ditë që kalon besojmë që kemi ndërmarrë veprime të duhura”, u shpreh Hoti.

Hoti e kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje se po përdor metoda për të fshirë deklaratat e mëparshme.

Ne nuk jemi si të tjerët që përdorin ekspertë për të shlyer deklarata për 15 vjet që i kanë thënë”, u shpreh Hoti.

Madje, ka kritikuar Vetëvendosjen se gjatë bashkëqeverisjes, tentoi të kundërshtojë shumë procese që ishin të mira për vendin.

“Shtëpinë tonë e ndërtuam me Kushtetutën e Kaçanikut, edhe Referendumin për Pavarësi edhe Marrëveshjen e Rambujesë, e edhe kur kemi pranuar Planin e Ahtisaarit . Këta përballë që i kemi, këta të kuqtë i kanë kundërshtuar të gjitha proceset sepse nuk kanë asnjë vizion që qartë. Kemi nënshkruar Marrëveshje në Washington që i heshti të gjithë kritikët”, u shpreh ai.

Sipas Hotit, 14 shkurti do të përmbyllet me fitore të LDK-së. /Gazeta Sinjali/