image Hoti u përgjigjet kërkesës së kryetarëve të komunave për lehtësimin e masave antiCOVID-19

Kosovë

Hoti u përgjigjet kërkesës së kryetarëve të komunave për lehtësimin e masave antiCOVID-19

news image

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, është deklaruar pas takimit që ka pasur me kryetarët e komunave, ku këta të fundit kërkuan lirimin e masave kundër koronavirusit, raporton Gazeta Sinjali.

Hoti u shpreh i lumtur që qytetarët po i repektojnë masat e Qeverisë, ndërsa shtoi se nuk do të ketë nevojë për masa sforcuese, por për më shumë këshilla dhe informim të drejtë të qytetarëve.

“Ajo që unë e them me krenari është që ngadalë është krijuar kultura e përgjithshme e respektimit të masave, gati nuk sheh njerëz pa maska kur lëviz nëpër rrugë ose në vende publike. Nuk do të ketë shumë nevojë për masa sforcuese, por për më shumë këshilla dhe informim të drejtë”, tha Hoti para medieve.

Më tej, ai shtoi se nuk mund të shkojmë kah lirimi i masave, sepse thotë se Kosova akoma gjendet në një situatë të vështirë epidemiologjike.

“Nuk mund të them që do të shkojmë kah lirimi i masave sepse situata me COVID-19 nuk është duke u lehtësuar edhe pse kemi një rënie të lehtë të rasteve të reja me koronavirus, por i viktimave mbetet shqetësues”, përfundoi ai. /Gazeta Sinjali/