Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u ka premtuar përfaqësuesve të sindikatave të sektorit publik, se do të jetë krah tyre në adresimin e vërejtjeve të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Paga.
“Shpreh përkushtimin e qeverisë për që së bashku rë ulemi për t’i adresuar vërejtjet qe ka pasur Gjykata kushtetuese karshi këtij ligji. Besoj se në afat optimal do t’i adresojmë dhe do ta procedojmë shpejtë ligjin për paga”, ka thënë Hoti.
Me këtë rast, Hoti ka kërkuar nga ta që të tregojnë maturi lidhur me këtë çështje dhe u ka premtuar se do të merren parasysh të gjitha kundërshtimet e sindikatave ndaj këtij ligji…Duke qenë që jemi në një gjendje pandemike dhe problemeve ekonomike unë besoj se duhet te tregojmë maturi dhe jam i bindur se pajtoheni edhe ju.Disa prej grupeve të caktuara të punëtorëve në sektorin publik kanë pasur vërejtjet e tyre dhe besoj se tash është momenti që t’i adresojmë edhe ato vërejtje që i kanë pasur sindikatat e të punësuarve në sektorin publik”, tha Hoti.
Këto deklarata Hoti i bëri gjatë takimit me Sindikatat e Sektorit Publik, pasi Kushtetuese e hodhi poshtë Ligjin për Pagat./Gazeta Sinjali/