Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka njoftuar për krijimin e Fondit Emergjent për sanimin e dëmeve që janë shkaktuar nga vërshimet, raporton Gazeta Sinjali.
Hoti në një konferencë për media ka thënë se fillimisht do të mbështeten familjet të cilave u janë shkaktuar dëme në shtëpitë e tyre.
“Më vjen keq që vërshimet kanë ndodhur në shumë komuna. Dje kam pasur një diskutim me kryetarët e komunave, janë dëme që kanë ndodhur në toka bujqësore, në infrastrukturë dhe dëme në shtëpi të banimit. E mira është që nuk ka raste fatale nga këto vërshime. Me Fondin Emergjent ne do të mbështesim dëmet në shtëpitë e banimit. Fillimisht do të mbështesim familjet që u janë dëmtuar shtëpitë nga vërshimet”, ka thënë Hoti.