image Hoti thotë se sot është takuar me Kurtin, tregon se çfarë kanë biseduar

Kosovë

Deklaratë/ Hoti thotë se sot është takuar me Kurtin, tregon se çfarë kanë biseduar

news image

Zëvendëskryeministri i parë Avdullah Hoti, ka thënë se pavarësisht zhvillimeve politike, mëngjesin e sotëm janë takuar me kryeministrin, Albin Kurti dhe disa ministra për të dakorduar masat për mbështetje të bizneseve. Kjo për shkak që bizneset të jenë në gjendje të ofrojnë mallra e shërbime për qytetarë.

Hoti këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.

“Mobilizimit e përkushtimit tonë në luftë kundër Covid-19 nuk do t’i mungoj energjia e vullneti. Pavarësisht zhvillimeve politike, do të punojmë 24 orë ta mbajmë të fortë sistemin tonë shëndetësor karshi këtij armiku të padukshëm”, ka shkruar fillimisht ai.

Hoti më tej ka thënë se janë duke bërë çdo gjë që kanë në dorë që qytetarëve që janë në karantinë mos të ju mungojë asgjë.

“Askush nuk do të mbetet anash. Askënd nuk do të lejojmë të vuaj për nevojat e përditshme.

Lufta s’do jetë e lehtë! Por, kujdesi juaj e përkushtimi i përbashkët do na nxjerrë faqebardhë”, përfundon shkrimin ai.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3133175940077072?__xts__[0]=68.ARCqK8WPOLmJRPS2CkuHads4Lp77kUZCa0cp_vkWM9huLZiRCkF9XwR1hKkRGS9xd9dI32wiw40EsiAmYFuT-tyS3R48Mof86r5Y9qsS57JuEmKuDmLEQvpx15Vb-5_XkDe0fkBlVKW38NIKXE4PqgHva8uD-hDLBEyeHAPgQHhG29S3xpYEgZRwer24g0w1hVg-cmtAohLX1Qe7T24XFVUr9WrpRgCvrNC_Y8SqDds5AA7Vu5fQSW7dZneOo2qTo4ednBpIuDFJppieiZl-hHqbJd2ZOKgTuKgpwIxJjODOxazME3SwSjZ76voaMRowB_aUI–Sb8J0nSPdjWZjDQ&__tn__=-R

Në Kosovë aktualisht të infektuar me koronavirus janë 20 persona./Gazeta Sinjali/