Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në takim me shoqërinë civile tha se studimi i fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit nuk e rrezikon këtë resurs natyror të Kosovës.
Hoti vlerësoi marrëveshjen e Washingtonit dhe gjatë këtij diskutimi me shoqërinë civile, tha se në pikën 10, siç është thënë, ka qenë vetëm njohja reciproke për të drejtat e komuniteteve joshumicë.
Gjithashtu, ai theksoi se në fund të shtatorit presin një vizitë të agjencive amerikane për nisjen e projekteve ekonomike.
Si pjesë më të rëndësishme, kryeministri e konsideroi njohjen reciproke me shtetin e Izraelit, ndërsa tha se në kuadër të dialogut tash janë duke bërë vetëm draftimin e marrëveshjes finale dhe se nuk ka asnjë marrëveshje të veçantë, por të gjitha do të inkorporohen në marrëveshjen finale. /Gazeta Sinjali/