image Hoti sot e pret në zyrë policin që u plagos rëndë në aksionin e Zhurit

Kosovë

Hoti sot e pret në zyrë policin që u plagos rëndë në aksionin e Zhurit

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të takohet me pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Artur Mrasorin, i cili u plagos rëndë në një aksion të policisë në fshatin Zhur të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Sinjali brenda Qeverisë së Kosovës, ku kanë njoftuar se takimi do të fillojë në orën 10:00 dhe do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

/GazetaSinjali/