image Hoti reagon pas deklaratave të Qerkinit: Baci Bajram e di që padrejtësia për të pagjeturit s’mund t’i faturohet Qeverisë Kurti

Drejtësi

Hoti reagon pas deklaratave të Qerkinit: Baci Bajram e di që padrejtësia për të pagjeturit s’mund t’i faturohet Qeverisë Kurti

news image

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka reaguar pas deklaratave të Përfaqësuesit të Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur, Bajram Qerkini i cili tha se Qeveria nuk e ka një plan-program për të punuar për çështjen e të pagjeturve.

Qerkini tha se kjo Qeveri para se të vijë në pushtet ka premtuar shumë, por ka bërë pak punë, ndërkohë Hoti në anën tjetër thotë se kjo çështja nuk duhet përdoret për poena politikë dhe që padrejtësia për të pagjeturit nuk mund t’i faturohet Qeverisë.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur nuk është një pozitë për ta afirmuar veten apo për të bërë avokatin e kryeministrit Kurti, por e vërteta është më komplekse dhe më brutale. Çfarëdo deklarate e familjarëve që shpreh ankesë apo frustrim për mua është e kuptueshme, e drejtë dhe e pritshme”, shkruan Hoti në reagimin e tij në Facebook.

Gjithashtu, ai tha se Serbia po vazhdon të përdorë këtë çështje për motive politike.

Mirëpo, padrejtësia me fatin e personave të zhdukur, plaga jonë e pashëruar për gati 22 vjet nga lufta, nuk mund t’i faturohet kësaj qeverie dhe asnjë qeverie të vendit tonë.  Baci Bajram e din mirë këtë, sidomos duke pasur parasysh se ai e drejton Qendrën Burimore Multietnike në Mitrovicë. Me gjithë përpjekjet e institucioneve tona dhe organizatave e partnerëve ndërkombëtarë, Serbia vazhdon ta keqpërdorë këtë çështje për motive politike”, shton ai. /GazetaSinjali/