image Hoti: Qeveria i ka ndarë 1.5 milion euro për Federatat Sportive të Kosovës

Kosovë

Hoti: Qeveria i ka ndarë 1.5 milion euro për Federatat Sportive të Kosovës

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.5 milion euro për Federatat Sportive të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti ka shkruar në Facebook se nga fondi për mbështetjen e sportit në kohë të pandemisë, do të përfitojnë 627 klube, me rreth 26,000 sportistë.

“1.5 milion euro për Federatat Sportive të Kosovës. Bashkë me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, sot i dhamë mbështetje financiare 38-të Federatave Sportive të Kosovës. Vlera e mjeteve financiare nga fondi për mbështetjen e sportit në kohë të pandemisë është 1.5 milion euro, ku do të përfitojnë 627 klube, me rreth 26,000 sportistë. Më vjen mirë që kemi arritur të ndajmë një pjesë të mbështetjes që ju të përballeni me këtë situatë të vështirë nëpër të cilën po kalojnë të gjithë qytetarët e vendit pa përjashtim. Edhe për vitin e ardhshëm është paraparë një pako e mbështetjes që përfshinë edhe fushën e kulturës, rinisë dhe sportit”, ka shkruar Hoti./Gazeta Sinjali/