Avdullah Hoti, i mandatuar për kryeministër nga presidenti, ka kërkuar që të ketë durim dhe kujdes në kërkim të përgjigjes se si ndodhi vdekja e A.M në Qendrën e Paraburgimit.
Hoti thotë se masat e karantimit janë marrë për të ndaluar shpërndarjen e virusit, por, sipas tij, këto masa nuk i përligjin gabimet, neglizhencën e joprofesionalizmin.
“Karantinimi eshte perdorur dhe po perdoret per te parandaluar shperndarjen e virusit. Por, pa dashur te paragjykoj asgje, kjo nuk perligj gabimet e mundeshme, neglizhencen e jo profesionalizmin”, ka shkruar Hoti./ Gazeta Sinjali/