image Hoti: Pas vendimit të Apelit qytetarët duhet të kompensohen për faturat e rrymës

Politikë

Hoti: Pas vendimit të Apelit qytetarët duhet të kompensohen për faturat e rrymës

news image

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vërtetimit të Apelit për vendimin e Themelores, rreth anulimit të tarifave të rritura të rrymës.

Gjykata e Apelit vërteton vendimin e Themelores – anulohen tarifat e rritura të energjisë elektrike.  Tani është me rëndësi që institucionet përkatëse të krijojnë qartësi juridike se si do të kompensohen qytetarët për pagesat me rritje të faturave të energjisë. ZRRE-ja duhet të marrë vendimet e nevojshme për mënyrën se si do të kompensohen qytetarët”, ka shkruar ai.

Ish-kryeministri Hoti ka thënë se sikur të përfilleshin propozimet që i kanë dhënë nuk do të ndodhte kjo situatë.

Sikur të përfilleshin propozimet që i kemi dhënë me kohë, nuk do të vinim në këtë situatë. Për kostot e shkaktuara ndaj mijëra familjeve duhet të ketë përgjegjësi politike”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/