image Hoti: Nuk ka më izolim për Kosovën, për 100 ditë u rikthyem aty ku e kemi vendin

Politikë

Hoti: Nuk ka më izolim për Kosovën, për 100 ditë u rikthyem aty ku e kemi vendin

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se për 100 ditë e kanë rikthyer Kosovën, aty ku e ka vendin.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se pas një devijimi disavjeçar, e kanë kthyer Kosovën prapë në rrugën e integrimit euro-atlantik.

“Nuk ka më izolim të Kosovës. Për 100 ditë, e kemi kthyer Kosovën aty ku e ka vendin: në Shtëpinë e Bardhë, në kryeqytetin e BE-së në Bruksel, në selinë e NATO-s, në Paris dhe së shpejti edhe në qendrat e tjera”, shkroi Hoti.

“E gjithë kjo është arritur pa shpenzuar miliona për lobim, por me përkrahjen e miqve, duke i bindur se kjo Qeveri është serioze karshi zotimeve të veta, me vendimmarrje bazuar në ligje dhe kushtetutë, e jo interesa parapolitike”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/