image Hoti: Nga Pakoja e Rimëkëmbjes, minoritetet do të përfitojnë 2 milionë euro

Financa

Hoti: Nga Pakoja e Rimëkëmbjes, minoritetet do të përfitojnë 2 milionë euro

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar me deputetët joshumicë në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë takim, Hoti i ka njoftuar se nga Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike, ata do të përfitojnë 2 milionë euro.

“Shuma që do të ofrojmë është 2 milionë euro për komunitetet joshumicë, pa bërë ndonjë dallim e që do të ndahen në bazë të kërkesave që do të vijnë për këto çështje”, tha Hoti.

Gjithashtu Hoti ka bërë të ditur se shpërndarja e kësaj pako do të bëhet deri në fund të këtij viti.

“Qëllimi i takimit është t’ju informojmë në detaje dhe për të kërkuar angazhimin e juaj në shpërndarjen e informacionet në mënyrë t’i identifikojmë rastet që të aplikojnë për të përfituar në kuadër të kësaj shume që ne e ndajmë për komunitetet joshumicë”

“Do të angazhohemi në mënyrë që brenda këtij viti ta shpërndajmë gjithë këtë shumë”, tha ai./Gazeta Sinjali/